Sot në Madrid u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë shqiptare në sektorin e gazit.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”, ka shkruar ai.