Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë mëngjes e sotëm me një status të revoltuar në rrjetet sociale. Manjani rrëfen se ka kaluar një natë jo të këndshme si pasojë e zhurmave.
Postimi i plotë:
Mirë orarin zyrar të ahengut e zhurmave që se zbatojnë, po as orarin e dakordësuar nga të gjithë, orën 24???!
Mirë këto orare, po as orarin e kulmit të lezetit të gjumit, orën 4??, nuk e njohin!?
Bash në këtë orë qeshin me kikza të shëmtuara të fytit. I japin makinave me marmita të adaptuara, gjithë zhurmë që ska vetratë ta izolojë!!! Bërtasin! Ulërasin. Së bashku me fëmijë!!!!!!
Po ku shkon o shejtan, ku?! Ç'punë ke në orën 4?? t'sabahut që i jep makinës së zhurmshme gaz?!
Vallai hashashi nuk ka qenë kështu. Disi merreshim vesh për orarin me të.
Kjo coca qenka hata... Pa orar....