Partia Socialiste ka prezantuar ditën e djeshme kryetarët e 58 degëve në të gjithë Shqipërinë, pasi në tre të tjera, në Bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste u shpreh se në tre bashki nuk janë gjetur kandidatura të përshtatshme. Në Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme, ndërsa në shumë degë ka bashkë-kryesi. Janë dy persona që do të drejtojnë degën për katër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në total kanë qenë 561 kandidatë për kryetarë degësh, shifër që e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama. 190 prej tyre (34%) e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, 263 (47%) kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç, ndërsa vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave, 28. I pyetur nëse procesi i zgjedhjes së kryetarë është një farsë, Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë duke shtuar se për këtë gjë është marrë mendimi i kryesisë. Edhe për rikonfirmimin e Veliajt, Gjiknuri tha se kryesia e ka konsideruar të arsyeshme që ai të jetë sërish në një rol që i përshtatet. Ndërkohë Shkodra do të drejtohet nga dy kryetarë, nga Ilmi Lakti dhe Mirela Petani. Në bashkinë e Durrësit, kryetar i PS-së do të jetë, Luan Zeza.
Gjiknuri: Në 28 degë do jenë drejtuese ose bashkëdrejtuese gra
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Ai u shpreh se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë dhe kjo tregohet qartë, pasi kanë kandiduar 516 persona. Gjiknuri tha se një risi është që në 28 degë të PS do drejtohen ose bashkëdrejtohen nga gratë. “Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”, tha Gjiknuri.
Veliaj në krye të PS së Tiranës
Kryesia e PS vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politikë që kjo forcë ka. “Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është momenti i duhur që z.Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe drejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është i pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi i punës i drejtuar nga z.Klosi. Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektivave politikë, aq më tepër që kryetari i Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Gjiknuri.
Lista e krerëve të rinj të PS-së:
1-Bashkia Shkodër -Ilmi Lakti Miral Petani
2-Bashkia Malësi e Madhe- Lulzim Zaraj
3-Bashkia Vau Dejës -Kristian Shkreli
4-Bashkia Pukë- Bashkëkryetare Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri
5-Bashkia Fushë Arrës-Ervin Doda
6-Bashkia Kukës -Bashkëkryetar Anila Sokoli, Besmir Ramallari
7-Bashkia Has- Gjykohet nga kryesia se do duhet të përsëritet procesi
8-Bashkia Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj
9-Bashkia Dibër -Bashkëkryetare Alma Selami dhe Daniel Gjura
10-Bashkia Bulqizë -Bashkëkryetar Albiol Gjini, Festime Mjeshtri
11-Bashkia Klos- Armando Gjini
12-Bashkia Mat- Hasan Pasha dhe Lindita Barçi
13-Bashkia Durrës-Luan Zaza
14-Bashkia Krujë- Redon Roshi
15-Bashkia Shijak -Fatmir Koçi
16-Bashkia Tiranë- Erion Veliaj
17-Bashkia Kamëz- Rebeka Sulejamni
18-Bashkia Vorë- Endrisa Haxhiu
19-Bashkia Kavajë- Marinela Aliaj dhe Shpend Baramet
20-Bashkia Rrogozhinë-Lufti Kashari
21-Bashkia Elbasan -Ardit Demiri dhe Armira Urupi
22-Bashkia Belsh-Marglen Bali
23-Bashkia Cërrik -Tomor Zaimaj
24-Bashkia Peqin -Bukurosh Maçi
25-Bashkia Gramsh -Enis Zani
26-Bashkia Librazhd-Fatbardha Qatja
27-Bashkia Prrenjas- Haxhi Çollaku
28- Bashkia Berat-Valbona Zylyftari
29-Bashkia Dimal -Adelina Vangjeli dhe Albano Korra
30-Bashkia Kuçovë -Gentjan Qafoku, Renata Baçi
31-Bashkia Poliçan -Erion Zylyftari
32-Bashkia Skrapar -Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova
33-Bashkia Pogradec -Erion Thëngjilli
34-Bashkia Maliq-OrlindDemollari dhe Rudina Bregu
35-Bashkia Korçë -Anxhela Taho dhe Petrika Tollkuçi
36-Bashkia Devoll -Genti Lakollari dhe Rezira Sinani
37- Bashkia Devoll -Genti Lakollari dhe Rezira Sinani
38- Bashkia Pustec -Katerina Ago dhe Sandri Nikolla
39- Bashkia Kolonjë- Eraldo Xhelili
40- Bashkia Gjirokastër -Gentian Llogo, Nihara Llapaj
41- Bashkia Dropull -Kristo Varsani
42- Bashkia Libohovë -Dhurata Demiri Dhe Jani Memo
43- Bashkia Përmet -Ervin Tuçi
44-Bashkia Kërcyrë -Hodjan Selmani
45- Bashkia Memaliaj -Edmonda Harizi
46- Bashkia Tepelenë -Dono Selimi dhe Kleona Bahja
47- Bashkia Vlorë- Admir Malaj
48-Bashkia Selenicë -Nertil Bellaj
49- Baskia Himarë- Do ketë ripërsëritje të procesit
50- Bashkia Delvinë -Izet Sino
51- Bashkia Finiq -Thoma Kallojeri
52- Bashkia Sarandë- Elron Gjoni
53- Bashkia Konispol- Kristo Mallanezo
54- Bashkia Lezhë- Florian Gjini
55- Bashkia Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj
56-Bashkia Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti
57- Bashkia Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli
58- Bashkia Divjakë- Agim Maka
59- Bashkia Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
60- Bashkia Roskovec- Ripërsëritje të procesit
61- Bashkia Mallakastër- Zamir Malasi