“1 komb, 1 pasaportë” - Spahiu: Ja si po gënjen Berishën

Shqipëria

“1 komb, 1 pasaportë” - Spahiu: Ja si po gënjen Berishën

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 08:17
Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu lidhur me deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Berisha tha se ky i fundit po gënjen diasporën. Spahiu ka kujtuar momentin kur Berisha refuzoi projekt-ligjin:  “1 komb, 1 pasaportë”.

Postimi i Spahiut:

FAKTE: “Pse Berisha e gënjeu dje diasporën”

Dje Berisha i premtoi diasporës dhe Kosovës që nëse do bëhet për herë të 3 kryeministër do shpërndaj pasaportë shqiptare.

Në foto mund të shikoni dhjetra protesta te mia kuqezi, para kryeminististrisë kur Berisha refuzoi projekt-ligjin:

“1 komb, 1 pasaportë” duke e bërë Shqipërinë shtetin e vet?m në botë, që refuzon dhënien e shtetësisë për shkak të kombësisë.

Çdo shtet i jep pasaportë dhe shtetsi qytetarve prej gjakut dhe origjinës, të paktën një prind, nëna apo babi. Sali Berisha i mohoi 10 milion shqiptarve nga Kosova, Tetova, Shkupi, Struga, Ulqini, Presheva etj dhëniem e shtetsisë shqiptare.

Sali Berisha votoi kundër ligjit dhe sulmoi Protestat Kuqezi.

Zyrtarisht Berisha mblodhi parlamentin dhe votoi shkarkimin tim nga KLD me motivin: “Për prishje të mardhënieve me Greqinë dhe kundërshtim i censusit me baza etnike”

Shikoni foto dhe parrlullat: “1 komb, 1 pasaportë” pikërisht në dyert e Kryeministrit Berisha 2.

A besoni që Berisha 3 do jetë patriot i një kauze që tradhëtoi 32 vjet?

Image
Fotoja e postuar nga Spahiu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat