Më 2 korrik 2022 në Shqipëri ndodhi një çudi tjetër, allashqiptare, allaenveriane, allaedramjane...Në përurimin e rrugës Kardhiq-Delvinë një grup forklorik kishte sajuar dhe këndoi një gjasme këngë për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Linda Ballukun, për krejt Rama- qeverinë, që po marramend me "fitorje" jo vetëm Shqipërinë, por mbarë gjithësinë!!!???
Me këtë "këngë" nëpërkëmbeshin nga politika, partishmëria, militantizmi, nga interesa meskine të ditës dhe përfitimeve të ngushta individuale e familjare, arti dhe muzika, por edhe dinjiteti i sajuesit dhe ekzekutuesve...!
Natyrisht, edhe i atyreve që u kushtohej, që fluturonin nga kënaqësia, mendjemadhësia, euforia...Merret me mend se me këtë gjasme këngë, "këngëtarët" vetë si dhe Rama me çetat partiake, qeveritare vendore e qendrore, fshatare- qytetare, patronazhiste..., shprehin mallin, nostalgjinë, besnikërinë...për Enverin dhe kohën e tij të tollonave, rradhëve, varfërisë...Por, edhe të izolimit ekstrem, absurd, çnjerëzor...edhe ndaj Kosovës, Ulqinit, Dibrës së Madhe, Tetovës..., të burgjeve dhe internimeve për një fjalë goje të thënë apo shkruar...!!!???
E pra, amerikanët nuk u kanë kënduar presidentëve të tyre, gjermanët dhe austriakët kancelarëve të tyre, britanikët, francezët, nordikët... mbretërve dhe kryeministrave të tyre..., edhe pse ua kanë bërë vendet dhe jetën si nuk ka më mirë në botë! Ne shqiptarët, që i kemi kënduar Enverit, Ramiz Alisë, Sali Berishës, Vehbi Alimuçës, Rrapush Xhaferrit..., na është bërë vendi dhe jeta ferr prej këtyreve, që u kemi thurur dhe kënduar këngë!!!???
Sikur të mos mjaftonin këto gjëma, monstruozitete, çnjerëzillëqe, turpe, zhgënjime... dje "u këndua" edhe për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Linda Ballukun, për partinë dhe qeverinë e tyre, njësoj si dikur për Enverin...e që, për skandalet dhe "punët, gjatë këtyre 9 vjetëve meritojnë sharje e mallkime apo pretenca gjyqësore...Kur do të binden ca shqiptarë enveristo- edramistë, se nuk u këndohen këngë hyminizuese dhe mirënjohjeje atyreve, që e kanë sjellë këtë vend në këtë derexhe dhe se ato vepra që inagurojnë nuk i kanë bërë me milionat e veta individuale apo familjare, por të buxhetit të shtetit. Domethënë, fare SHQIP, me taksat që i kanë vjelur apo "pirë" si shushunja të pangopshme nga djersa, gjaku, xhepat...e shumicës së popullit.
Edhe se këto "fitorje" as nuk do t'ua bëjmë jetën më të mirë dhe as nuk do t'ua ndalojnë braktisjen e vendit, për të shkuar emigrantë në vendet ku nuk u këndojnë mbretërve, presidentëve, kryeministrave, edhe për ata që kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë bërë histori...!!! E për më tepër, jo vetëm për vendet dhe popujt e tyre, por edhe për rajon, kontinent, botë...! Po e përmbyll me titullin: Këngë për Ramën, Gjiknurin, Ballukun, turp e me qa me oiiiii..., e mjera Shqipëri!!???! 78 vjet me zemër, bindje, votë, këngë e valle, gojë, plumba, tritol"populli i majtë"...me Enver- Rama parti, edhe pse jetën dhe Shqipërinë edhe më shumë se qymyri të gjithëve ua kanë nxi!!!???