Pronari i Opel, Tomor Shehajt ka deklaruar se e kishte parkuar makinën para banesës, kur ka marrë flakë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse.
Korrespondeti i Panorama, raporton se dyshohet për një defekt në makinë dhe pronari sapo e kishte parkuar mjetin.
Sipas bluve të Vlorës zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.