Një zjarr ka përfshirë malin e Torovicës në Lezhë duke djegur afërsisht 15 hektar pyje.
Zjarri po përhapet ne përmasa më të mëdha i ndihmuar edhe nga era, teksa gjatë ditës është punuar për shuarjen e tij me dy zjarrfikëse.
Policia e Shqipërisë po ndihmon gjithashtu në shuarjen e tij me mjete rrethanore kjo për shkak të terrenit të vështirë.
Zjarri vijon që prej orëve të para të mëngjesit.
Në terren janë angazhuar forcat e zjarrfikësve të policisë dhe pritet të mbërrijnë edhe forcat e ushtrisë të cilët janë duke punuar ne terren për të fikur zjarrin.
Terreni i vështirë malor dhe era e fortë po favorizojnë vatrat e zjarrit.