Aksidentoi dy të mitur në autostradën Tiranë- Durrës, arrestohet shoferi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor vendoseën në pranga A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë I. Ç., 24 vjeç.
Në autostradën Tiranë-Durrës, A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.