Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Radhimë ku krisi arma mes dy vëllezërve.
Mësohet se Eduard Kondi ka qëlluar Beniamin Kondin i cili kishte ardhur mbrëmë nga Anglia.
Beniamini ka ardhur në plazhin i cili administrohej nga vëllai i vogël, Eduardi. Ky i fundit që nga parkimi ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij, 5-6 herë.
Eduard Kondi është arrestuar në një banesë në Lungomare, po shoqerohet në komisariat.