Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 147 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Janë 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59-vjeç, një qytetar nga Tirana 93-vjeç.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275.693.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 282.837 raste, 275.693 janë shëruar, 3.640 janë aktivë, ndërsa kanë vdekur 3.504 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat