E moshuara 90-vjeçare zbuloi si u mashtrua në skemën e Inceneratorëve/ Petrit Vasili: Mafia ka rrëmbyer qeverinë e Ramës, asnjë hap pas më 7 Korrik

Shqipëria

E moshuara 90-vjeçare zbuloi si u mashtrua në skemën e Inceneratorëve/ Petrit Vasili: Mafia ka rrëmbyer qeverinë e Ramës, asnjë hap pas më 7 Korrik

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:31
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së të moshuarës e cila figuronte se kishte në zotërim një pasuri me vlerë 30 milionë dollarë të përfituar nga skema e Inceneratorëve, kur në të vërtetë jeton në azil pasi shtëpinë ia dëmtoi tërmeti.

Vasili shprehet se mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës duke theksuar se e moshuara e pohon krimin e tmerrshëm me zë dhe me figurë. Ai shton se në 7 Korrik askush nuk ka çfarë pret më duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Statusi i Petrit Vasilit

Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve!

Situate e tmerrshme.

Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve.

Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine e Edi Rames.

E moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure.

Krimi mafioz shteteror i permasave me medha te shekullit.

Ne 7 korrik askush nuk ka ç’pret më.

Hajdutet e Qeverise jane lakuriq perpara syve te te gjitheve.

Asnje hap pas ne 7 korrik perballe maskarenjve!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat