Monika Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës off shore! Rama truri i skemës korruptive për të përgatitur…

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës off shore! Rama truri i skemës korruptive për të përgatitur…

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:48
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se korrupsioni në rastin e Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit ka qenë në mënyrë flagrante duke qenë se hapeshin kompani vetëm për tërheqjen e parave.

Ndërkohë ajo shtoi në Syri Tv se në rastin e Inceneratorit të Tiranës kemi të bëjmë me një skemë off shore. Ajo theksoi se Rama është bërë truri i skemës financiare duke menaxhuar dhe fshehur gjurmët e këtij operacioni për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

“Korrupsioni i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, hapeshin kompani, merreshin paratë, tërhiqeshin nga bankat e nivelit të dytë, mbylleshin kompanitë. Flagrante.

Sa i përket kësaj skeme, shumë më e vështirë, janë parë qindra mijëra fatura që janë analizuar. Inceneratori i Tiranës, është off shore.

Duket që pas inceneratorit të Elbasanit e Fierit, Rama është bërë truri i skemës financiare, për të menaxhuar e fshehur gjurmët e këtij operacioni financiar për të përgatitur periudhën e fushatës zgjedhore të 2021.

Unë jam e sigurt që koka e truri financiar i kësaj skeme, jo vetëm të evazionit fiskal dhe përdorimit të fondeve publike të buxhetit të shtetit, por është edhe truri i pastrimit të parave të drogës që përmes kompanive fiktive, kanë futur para të pista jashtë Shqipërisë.”-tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat