Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Sarandë.
Ai është dërguar me urgjencë në spital pasi është dëmtuar teksa ndodhej në një fushë mini futbolli.
Panorama.al mëson se një stuhi e fortë e ere që ka zgjatur pak minuta ka rrëzuar mbajtëset prej hekuri duke bërë që personi në fjalë të pësojë dëmtime.
Nuk dihet ende nëse ka persona të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje.