Naftë dhe gaz në Shqipëri? Flet ministrja e Energjisë

Shqipëria

Naftë dhe gaz në Shqipëri? Flet ministrja e Energjisë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:24
Belinda Balluku

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku gjatë një takimi me biznesmenë në Holandë u shpreh se Shqipëria po punon për të krijuar një burim të qëndrueshëm energjetik.

Sipas saj kjo mund të realizohet nga një burim të qëndrueshëm që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz të lëngshëm natyror.

Duhet të krijojmë burime të  reja të energjisë që janë parqet diellore apo mullinjtë e erës. Po punojmë fort për të krijuar për një burim të ri energjetik, që të jetë i besueshëm dhe të jetë në kontrollin tonë.  Ne vuajmë shpesh nga thatësia në Shqipëri. Ashtu siç tregonin të gjithë shifrat dhe analizat nga deti i veriut për prodhimin e energjisë nga era, me 50% më pak për shkak të erës me shpejtësi të ngadaltë. Po punojmë të krijojmë një burim të qëndrueshëm energjie që vjen nga prodhimi i termocentraleve me gaz lëngshëm natyror. Kjo të jetë zgjidhje jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje”, u shpreh ministrja Balluku.

Ajo nënvizoi se duhet të krijojmë siguri energjetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat