Gjyqatari i Posaçëm Erjon Bami ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-gjyqtarëve kushtetues.
Bami ktheu dosje npas, duke urdhëruar SPAK të kryejë veprime hetimore shtesë.
Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me argumentin se ska vepër penale. Ish gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për:
1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë