Kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, në të njëjtën orë që poshtë zyrës së tij Fronti i Bashkuar opozitar do të nisë protestën e paralajmëruar në orën 19:00.
Mësohet se Rama do të jetë në inaugurimin e hapjes së by pass të Vlorës këtë pasdite.
Ndërkohë që pak ditë më parë, ish kryeministri Berisha e parashikoi këtë lëvizje, që Rama nuk do ishte në zyrë ditën e protestës.
“Rama do vendosi blindet në kryeministri dhe do ia mbathë në ndonjë qytet tjetër. I them mos u merr me blindet”, tha Berisha më 30 qershor.
Ndërkohë pak ditë më parë Berisha tha se protesta e 7 korrikut do jetë “më e fuqishmja që vendi ka njohur ndonjëherë”.
“E ka detyruar Edi Ramën të shpallë Sali-dipendencën, ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne por natyrisht sytë mendjet zemrat e qytetarëve janë te protesta mbarë popullore dhe zëri i saj sot në këtë tryezë. Ndaj jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen më datën 7 korrik në 7 të darkës në bulevardin para Kryeministrisë në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë”.