Kodrat e Peshtanit të Madh në Fier janë përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.
Zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke me ullishta e pisha dhjetëra vjeçare, ndërkohë që aty pranë janë varrezat e vjetra të fshatit. Flakët rrezikojnë edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit, ndërkohë që zjarri po ndihmohet nga era e fortë.
Punonjësit zjarrfikës po luftojnë me mjete rrethanore, sepse terreni shumë i thyer, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur banorë të zonës.