Rreth 15 minuta, para se të nisë zyrtarisht protesta, Sali Berisha mbërrin në selinë e Partisë Demokratike.
Aktualisht në seli ndodhen edhe pjesa më e madhe e deputetëve.
Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës.
Ata po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.