Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka arritur në selinë e partisë ku është pritur me ovacione nga protestuesit.
Berisha nuk ka dhënë deklaratë për mediat, por ka përshëndetur protestuesit.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Kjo ishte thirrja e protestuesve teksa Sali Berisha u fut në seli.
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit “Shqiponja” dhe punonjës të Gardës.