Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar këtë të enjte përpara Kryeministrisë. Ajo u shpreh se dita e sotme është e mirë për demokracinë, por jo për Kryeministrin Edi Rama.
“Të dashur qytetarë nga e gjithë Shqipëria kam qenë në shumë protesta, por kjo është me e madhërishmja dhe më emocionuesja. Sot është një ditë e mirë për demokracinë.
Sot është një ditë e keqe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Është dita që ti themi Ramës, nuk na gënjen dot, nuk na blen dot, nuk na tremb dot, largohu. Sot nisim një rrugë vetëm me një drejtim”, tha Vokshi.