Protesta e opozitës në Shqipëri ka nisur që prej orës 19:00, ku qytetarë nga i gjithë vendi i janë bashkuar.
Këto janë pamjet nga bulevardi përballë Kryeministrisë, ku qytetarët protestojnë kundra qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pritet që në këtë protestë të mbajë fjalim kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Ashtu si në protestat e tjera, ka kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.
Qe prej orës 16:00 kanë nisur kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.