“Ka kthyer frymën në PD”/ Duma: Ndërkombëtarët e dinë peshën që ka Berisha! Ai vërtetoi që…

Shqipëria

“Ka kthyer frymën në PD”/ Duma: Ndërkombëtarët e dinë peshën që ka Berisha! Ai vërtetoi që…

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:44
Sali Berisha

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar protestën e zhvilluar këtë të enjte. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se në sytë e demokratëve pa një emocion dhe një frymë besimi.

Duma tha Berisha ka rikthyer frymën në Partinë Demokratike. Sipas deputetes demokrate, peshën e Berishës e dinë dhe ndërkombëtarët.

Duma: Gjëja që më shqetëson më shumë është se njerëzit kanë humbur shpresën që përmes votës do ndryshojnë qeverisjen. Të gjitha qëndrimet e mia për një PD më të madhe, me ndërkombëtare dhe SHBA-në, qëndrojnë po të njëjtat.Ky nuk momenti që të diskutohet sot. Unë pashë tek demokratët emocionin që të na shihnin sërish bashkë. Përmes demokratëve do mund të ngrihemi. Sot ajo që pashë është një frymë e mirë besimi dhe shprese. Unë pjesë e protestave kam qenë. Ka një frymë besimi më të madhe.

Vasili: Do shkoni në mbledhjet e grupit parlamentar.

Duma: Nuk kam shkuar në asnjë mbledhje të grupit parlamentar. Nga asnjëri nuk kam shkuar, as Berisha as Alibeaj. Kjo gjuhë ku nuk gjendet bashkëpunimi, duhet të mbarojë. Duhet të gjejmë pikëtakimet. Një gjë është e vërtetë, ne duhet të na bashkojë nevoja për të pasur demokratët. Kjo nevojë do prevalojë tek ne. Padiskutim që fryma po e kthen PD-në. E ka ngritur në një nivel të caktuar besimin që këtu gjërat duhen bërë me forcë.

Vasili: A fiton opozita me Sali Berishën në krye?

Duma: Është një pikëpyetje e madhe dhe nuk është aq e thjeshtë. Edhe Berisha e di, por duhet parë në vijim. Vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet lokale. Ky vit do vlejë për të parë frymën, pa i hyrë diskutimit për kryetarin. Krizat e mëdha kërkojnë kohën e vetë. PD nuk është pa elitën e vetë.

Ndërkombëtarët nuk e vendosin në dyshim peshën që ka Berisha. Në bisedat e mia, ata e dinë peshën që kanë tek demokratët dhe tek Shqipëria. Ne flasim për rikthime, por pesha e tij, beteja e tij për dinjitet është e vërtetuar që në 6 mars, ku përfaqësoi PD-në me frymë, pavarësisht se nuk kishte logo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat