Rama i tronditur për vrasjen e Shinzo Abe: Politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar

Shqipëria

Rama i tronditur për vrasjen e Shinzo Abe: Politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 14:53
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet më të thella për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke thënë se kjo ngjarje nxjerr në pah se sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë, kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar, e jo si kundërshtarë për t’u përballur.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë.

Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u përballur”, ka shkruar Rama në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat