Keni plane për plazh? Mësoni se si do të jetë moti ditën e sotme

Shqipëria

Keni plane për plazh? Mësoni se si do të jetë moti ditën e sotme

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore dhe zona të izoluar në qendër duke rrezikuar momente të shkurta me rrebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por  rriten në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat