Rritet çmimi i naftës dhe benzinës

Shqipëria

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Çmimi i naftës do të shitet me 240 lekë, duke u rritur më 5 lekë nga 235 që ishte vendosur vetëm një ditë më parë. Edhe çmimi i gazit është rritur me 6 lekë dhe nga sot do të shitet me 233 lekë, nga 227 që ishte caktuar dje. Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe të benzinës, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. Edhe çmimi i gazit është rritur me 6 lekë dhe nga dje do të shitet me 233 lekë, nga 227 që ishte caktuar dje.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 81 lekë për litër.

“Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 233 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat