“S’ka sprovë që nuk kalohet me...”, Basha ka një mesazh për gjithë shqiptarët

Shqipëria

“S’ka sprovë që nuk kalohet me...”, Basha ka një mesazh për gjithë shqiptarët

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:04
Lulzim Basha

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ju uron besimtarëve myslimanë shëndet dhe harmoni.

“Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen!”, shprehet deputeti Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat