Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen, e pëson keq 27-vjeçari

Shqipëria

Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen, e pëson keq 27-vjeçari

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi:

Dibër

Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat