Vizitoi KMSH për Kurban Bajramin, Presidenti Meta mesazh për politikanët shqiptarë

Shqipëria

Vizitoi KMSH për Kurban Bajramin, Presidenti Meta mesazh për politikanët shqiptarë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:26
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e Kurban Bajramit, nga ku ka uruar familjet shqiptare, por ka dhënë një mesazh dhe për politikanët.

“I uroj çdo familjeje shqiptare në mënyrë që këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëjnë të shpërblehen me mirësi, begati dhe në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, uroi Meta.

Sa i përket politikanëve, Meta hezitoi të bënte një koment, por dha një mesazh për ta që të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu.

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë dhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve të tyre të lumtur”, u shpreh Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat