Yuri Kim shpërndan deklaratën e përbashkët të SHBA dhe BE

Shqipëria

Yuri Kim shpërndan deklaratën e përbashkët të SHBA dhe BE

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 18:59
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të SHBA-ve dhe BE-së, ku shprehin mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Blinken dhe Borrell deklaruan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

Image
Postimi i Yuri Kim

Deklarata:

Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian.

Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.

Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat