Kullat e vrojtimit në plazhin e Durrësit janë bosh.
Përgjatë bregdetit, tashmë të populluar me pushues, në to vështirë se gjen roje.
Mungesa e tyre i bën plazhet të pasigurta për turistët.
Të rrezikuar janë të gjithë, veçanërisht të vegjlit.
Pushuesit tregojnë se ka patur raste kur fëmijët janë gjendur në situata të rrezikshme.
“Duhet të ketë, si rregull ashtu është.”
Ata thonë se rojet e shpëtimit duhet të jenë të pranishëm në çdo stacion plazhi.
“Nuk kam parë roje, nuk ka mbikqyrës, nuk ka asgjë. Por ne prej Kosovës më mirë të vijmë këtu se në Ulqin, më mirë tua japim paratë vëllezërve tanë.”
Të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë verën e shkuar.
Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar.