37-vjeçari nga Maliqi mbërrin në spital pa shenja jete, dyshimet e para për shkakun e vdekjes

Shqipëria

37-vjeçari nga Maliqi mbërrin në spital pa shenja jete, dyshimet e para për shkakun e vdekjes

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat