Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Fushë-Milot të Kurbinit.
Gazeta Shqiptare mëson se dy makina janë përplasur për shkak të një parakalimi të gabuar.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhen edhe aktualisht, nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.