Del jashtë kontrollit zjarri në Kavajë, merr flakë ish-fabrika e qelqit, rrezikohen disa banesa

Shqipëria

Del jashtë kontrollit zjarri në Kavajë, merr flakë ish-fabrika e qelqit, rrezikohen disa banesa

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur këtë mesditë në Kavajë, ku flakët kanë përfshirë dhe ish-fabrikën e qelqit. Mësohet se zjarri  u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.

Nëpamjet nga vendngjarja shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.

Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat