Skandali i Inceneratorëve, aleati i PD ironizon: Të vdekurit që bëjnë biznes?

Shqipëria

Skandali i Inceneratorëve, aleati i PD ironizon: Të vdekurit që bëjnë biznes?

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 18:48
Nard Ndoka.

Afera e inceneratorëve ka marrë përmasa edhe më skandaloze, pasi në të janë përfshirë edhe persona, të cilët kanë ndërruar jetë. Për këtë ka ironizuar edhe aleati i PD, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se vetëm “ Rilindja” arriti të bëjë biznes me të vdekur.

“Me votu të vdekurit e kishte arrit edhe PD-ja, por me ba biznes e realizoj vetëm “Rilindja”! Rip”, shkruan Nard Ndoka.

Kompanitë e përfshira në skemën e evazionit fiskal, kanë përdorur firmën e Gjyste Serrmit, e cila ka ndërruar jetë 5 vite më parë.

Firma e të ndjerës është përdorur për të plotësuar pranë Drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvis 03 që deri në atë kohë kishte qarkulluar të paktën 5. 5 milionë euro.

Ndërkaq SPAK nuk ka marrë në pyetje asnjë nga pronarët e rremë, por mbledhësit e kanaçeve që u ka dalë emri si pronar janë paraqitur vetë pranë strukturës së posaçme për të sqaruar pozicionin e tyre.

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në aferën e inceneratorëve, ku mes tyre ka azilantë, çobanë, të cilët kanë nisur prej ditës së sotme të paraqiten në SPAK.

Ajo është paraqitur në dyert e SPAK bashkë me djemtë e saj pasi ka dëgjuar që emri i saj të lakohet në media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat