A ishte mjek i mirë Sali Berisha? Mentor Petrela rrëfen si u njoh me ish-kryeministrin

Shqipëria

A ishte mjek i mirë Sali Berisha? Mentor Petrela rrëfen si u njoh me ish-kryeministrin

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:55
Sali Berisha dhe Mentor Petrela

Neurokirurgu Mentor Petrela ka rrëfyer se si është njohur me Sali Berishën përpara viteve 90’, gjatë kohës që ish-kryeministri ishte kardiolog.

Në një rrëfim për emisionin “Opinion”, Petrela tha se e ka njohur Berishën përpara se të shkonte për specializim në Francë.

Petrela ka treguar se Berisha ishte një person me ambicie të mira dhe pozitive në drejtim të zanatit të tij.

Fevziu: Kur jeni njohur me doktor Berishën?

Petrela: E kam njohur përpara se të shkoja në Francë. Unë isha në kirurgji, ai ishte në kardiologji. Njihej si njeri që kishte grintë të madhe.

Fevziu: Ishte mjek i mirë në profesionin e tij?

Petrela: Ishte mjek me ambicie të mira dhe pozitive në drejtim të zanatit të tij.

Fevziu: A patët tundim për të hyrë në politikë pas viteve 90’?

Petrela: Unë vij në klasa siç vjen dhe ti. Nuk di se si të them unë ty. Që të futeshe në politikë me atë që u ndryshua regjimi në 90. Kam pasur Mentor Çokun, ditën e fundit ka ikur me burrin e hallës tim. Kur erdhi, erdhi me mesazhe të qarta. Takoi babain tim. Më erdhi babai dhe më tha që erdhi Mentori dhe më tha mos e ngatërro djalin në politikë. Kishte një parim, siç thotë Platoni, po u fute në politikë, do bësh sipas mendjes së të tjerëve, jo sipas të tëndes.

Fevziu: Nuk e pate tundimin?

Petrela: Jo nuk e kam pasur, pavarësisht tundimeve të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat