Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, në studion e “Open” në News24, ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vendin tonë dhe mënyrat se si qeveria mund të ndihmojë qytetarët që të mos ndjehen shumë efektet e saj.
Ai bëri me dije se qeveria është duke përgatitur paketën e dytë të ndihmë për qytetarët, ndërsa paketa e parë ka përfunduar më 1 korrik.
“Qeveria mund të ndihmojë me anë të paketave fiskale. Është ezauruar paketa e parë, ndërsa nga informacionet e mia është duke u bërë paketën e 2 me të ardhurat e marra nga TVSH pas rritjes së çmimeve. A del? Kurrën e kurrës nuk dalin paketat për të përballuar krizën dhe efektet e saj.
Ka 2 mundësi.
E para është që se norma e fitimit të mos tatohet sa tani, por më shumë, rreth 40 përqind ose 60 përqind dhe të ardhurat e mbledhura ti shpërndahen shtresave në nevojë.
Ose mundësia e dytë është që të zerohen ose pakësohen taksat. Kjo megjithatë nuk do të rezultonte e suksesshme. Në 100 lekë ulje çmimi vetëm 13 lekë i shkon konsumatorit, pjesa tjetër i shkon oligarkëve”, ka deklaruar ai.