Ngjela tregon si mund “të shpëtohet” PD, akuza Berishës

Shqipëria

Ngjela tregon si mund “të shpëtohet” PD, akuza Berishës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 09:03
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela është shprehur i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund t’i fitojë kurrë zgjedhjet dhe po “lufton” kot me Partinë Demokratike.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela theksoi se protestën Berisha e organizuar vetëm për të treguar sesa i fortë është dhe sesa mbështetje ka nga qytetarët, pavarësisht non-gratës amerikane.

Madje, Ngjela shtoi se Berisha e ngriti flamurin kombëtar në shesh vetëm për të treguar se po kalon në nacionalizëm anti-amerikan.

“Në protestë nuk ishin shumë se 2 mijë e 500 persona. Deri tek ura ishin. Ai e organizoi protestën për të thënë unë jam i fortë. Sali nuk kërkon zgjedhje, pro të tregojë që unë kam mbështetje popullore. Pse e mori flamurin, po I thotë atyre unë do kaloj në nacionalizëm anti-amerikan. Filloi të gënjente nga katër anët, por nuk e gënjen optikën e amerikanëve. Nuk fiton dot zgjedhjet, 28% është PD sot në të dy krahët. Pse lodhet me PD kur nuk fiton dot. Pse e shkatërron të djathtën. Saliu ka pushtuar të djathtën. Nuk mund të flitet nëse nuk më jep doktrinën sesi të fitosh zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme nuk bëhen dot nga këta opozitarët, atëherë si do e ndryshosh këtë gjendje. Ka shumë raste në perëndim, kur kanë humbur pushtetin lokal, kanë shkuar në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi ai. Më tej avokat Ngjela theksoi se Sali Berisha, që ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike është një figurë politike e konsumuar dhe nuk mund ta sjellë partinë në pushtet, sipas tij. Madje e vetmja mënyrë, thotë analisti, është thithja e intelektualëve që jetojnë dhe punojnë në Perëndim, ashtu siç ka bërë Ahmet Zogu pasi u shpall mbret. “Po nëse e djathta gjen formën, me njerëzit e vet të iluminuar, me ata që i duhet një shteti. Janë vetëm në Perëndim mbi 400-500 shqiptarë që drejtojnë institucione të rëndësishme. Ahmet Zogu mori pushtetin, mori të gjithë ajkën e intelektit shqiptar që ishte në Perëndim, i mori me lekë dhe erdhën të gjithë. E djathta do rikonstruktim si ky që thash unë. Pra, duam të shpëtojmë të djathtës apo Saliun. Edhe Saliu e di që me këtë rrugë nuk vjen dot në pushtet. Shqiptarët do të flasin në votime dhe kundërshtarët do e marrin këtë. PS do të thotë ç’doni me ‘non grata-n’”, nënvizoi Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat