"Kjo është një shpifje monstruoze"/ Ish-deputeti zbulon skenarin e Berishës

Shqipëria

"Kjo është një shpifje monstruoze"/ Ish-deputeti zbulon skenarin e Berishës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 13:05
Sali Berisha

Ish-deputeti Agron Kapllanaj në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me akuzat dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj Berishës. Ai tha se nuk e ka mbështetur Berishën në nismën e tij të nisur me foltoren sepse siç deklaron e ka përdorur Partinë Demokratike vetëm për mburojë për të mbrojtur veten dhe familjen e tij.

Sipas tij, me Berishën ke vetëm dy rrugë ose ti nënshtrohesh ose ti dalësh përballë dhe Kapllanaj deklaron se ka zgjedhur këtë të fundit, ndërsa shton se pret që Berisha të vërtetojë akuzat ndaj tij.

"Deri dje kur s’kishin nisur përplasjet dhe para se të bënte foltoren në Fier më drg të fala me Nokën dhe unë i thash që nuk mundem të vij dhe vazhdova me axhendën sepse pash që Berisha nisi një axhendë për të shkatërruar PD dhe të mbronte veten e vet. Donte ta përdorte PD si mburojë për veten dhe familjen e vet, por kjo nuk do të thotë se  jam me Bashën, madje me të më ka njohur vetë Berisha. Me Berishën ka dy rrugë ose nënshtrim ose kundërshtar dhe unë kam zgjedhur ti dal përballë kështu që mua do më ketë përballë parimisht për të mirën e shqiptarëve, familjes dhe fëmijëve të mi, nuk i nënshtrohem një njeriu që vetëm shpif dhe shpif. Unë mund  të bëj dhe një padi për Berishën por kjo s’ka ndonjë vlerë të madhe përveç asaj morale, por që gjithsesi Berisha vetëm shpif dhe më akuzon mua si bashkëpunëtor me Ramën për afera korruptive."

Më tej lidhur me akuzat e 5 majit, Kapllanaj sqaroi se janë familjarët e tij që kanë një subjekt ku punojnë ndershmërisht dhe s’kanë asnjë aferë apo procedim penal.

"Ata kanë konkuruar në kohën kur janë tenderuar disa objekte pas tërmetit kanë fituar dy objekte në lagjen 5 maj dhe kanë mbi dy vite që i kanë fituar dhe një nga ato objekte ende s’kanë nisur. Dhe nuk e shoh ku është afera këtu, ndërsa në lidhje me inceneratorët se di ku e ka gjetur Berisha këtë, por kjo është një shpifje monstruoze dhe shpresoj që SPAK të vendosë drejtësinë dhe vërë para drejtësinë kokën e gjithë kësaj afere që është Edi Rama dhe jo disa njerëz që kanë bërë lojën e tij. Di të them se familjarët e mi nuk kanë asnjë lidhje interesi, jam çuditur nga kjo akuzë, por sigurisht Berisha akuzon dhe shpif me mendimin se diçka do të mbetet në mendjen e tyre që besojnë verbërisht tek ai."

I pyetur pse nuk bën padi ndaj Berishës, Kapllanaj tha se ka kërkuar nga Berisha që të nxjerrë provat dhe se ai mbetet i hapur për tu përgjigjur për çdo akuzë.

"I kam kërkuar në dy akuzat e fundit që ka bërë Berisha, i kam kërkuar të nxjerrë provat dhe ti çojë në organet e drejtësisë. Nëse ai ka prova që unë kam bërë afera apo jam bashkëpunëtor me Ramën, kam vjedhur, pse nuk i çon Berisha këto në organet e drejtësisë dhe unë jam i hapur të shkoj dhe të përgjigjem për çdo akuzë. Basha ka qenë ministër i Berishës, kryetar bashkie dhe gjatë karrierës së tij politike nëse më gjen një punë që të kem përfituar nga subjekti i të afërmve të mi atëherë do them, që po kam bashkëpunuar, me Bashën njihem politikisht, por unë mbështes PD dhe jo Berishën, ai nuk e sjell dot partinë në pushtet. Me Berishën mua më ndajnë shumë gjëra, në momentin që u largua nga PD e la partinë në momentin më të keq dhe na solli një kryetar në preferencat e veta që mbajti peng atë parti duke mos na lënë të vijmë dot në pushtet për faj të Berishës."

Teksa komentuar protestën e 7 korrikut, Kapllanaj deklaroi se ajo ishte për interesat e Berishës dhe se ai përdori kënaqësitë e shqiptarëve nga keqqeverisja për ta shitur si fitore të tijën.

"E para protesta e 7 korrikut ishte për interesat e Berishës. Një pjesë e mirë që morën pjesë nuk ndajnë të njëjtin mendim me Berishën dhe janë kundër tij por sigurisht që janë të irrituar me keqqeverisjen e Ramës dhe ky ishte shkaku i protestës së tyre kundër Ramës dhe jo pro Berishës, por që ky është mjeshtër për të përkthyer gjithçka sikur ata shkuan për të mbështetur atë. Çfarë doli nga 7 korriku, asgjë erdhën protestuan 2 orë dhe ikën. Sigurisht që protesta është një mjet për të rrëzuar një qeveri, por jo si i organizon Berisha me propagandë dhe asnjë mjet konkret për të rrëzuar Ramën."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat