Berisha paralajmëron trazira në Shqipëri si në Sri Lanka, kërcënon Ramën

Shqipëria

Berisha paralajmëron trazira në Shqipëri si në Sri Lanka, kërcënon Ramën

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 13:40
Mbledhja e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në kryeqytet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me kërcënimet dhe paralajmërimet në adresë të qeverisë, ndërsa ka deklaruar se gjendja tani në Shqipëri është një betejë për jetë a vdekje pasi, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka vendosur në rrezik jetën e çdo shqiptari.

Në një mbledhje të kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në kryeqytet, Berisha theksoi se Edi Rama ka tentuar të fshijë opozitën dhe demokracinë në vend ndërsa tani po përbën një rrezik të madh për ekzistencën e qytetarëve.

Për këtë arsye, Berisha theksoi se shpëtimi vjen vetëm nga Partia Demokratike shoqëria civile dhe partitë e tjera opozitare.

“Ta mbajnë këtë opozitë në vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve, të një njeriu i cili rrëmbeu dhe shkelmoi votat e shqiptarëve vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit. Ju them këto që duhet të qartësoni çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi se çfarë rrezik ekzistencial përbën Edi Rama dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë dhe të shkelmojë arritjet e shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohën e etërve të tij. Ka një vit që bën lojën e turpshme dhe primitive me pseudo-opozitë. Në këtë kontekst kjo është një betejë për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare, e cila de fakto të vetmen gjë që ka, ka atë arritje atë të 7 korrikut, opozitën e vërtetë në shesh-betejë”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat