Ministren për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka zënë kolla gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa hidhte akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Situata ka shkaktuar të qeshura në sallën e Parlamentit.
Ndërsa ministrja e ka marrë me sportivitet duke thënë “të zë mallkimi i tij”, referuar Berishës.
Ajo tentoi disa herë të përfundonte mendimin e saj, duke mos ia dalë dot dhe ka kërkuar të mbyllë fjalën e të flasë në një moment të dytë.