Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Shqipëria

Berishës nuk i jepet fjala në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:22
Sali Berisha

Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet, për shkak se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk iu dha fjala nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

Sipas Felajt, nuk ishte radha e Berishës për të folur në ato momente.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar deputetë demokratë të cilët kanë bllokuar foltoren.

Kjo situatë ka detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta për ta rifilluar më pas. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat