Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të 18 vjeçarit i cili u mbyt në Plazhin e Durrësit. “Zemër thyer për këtë lajm tragjik”, shkruan Topalli.
Postimi i Topallit:
Zemer thyer per kete lajm tragjik.
Hidhet per te shpetuar vellain e shokun e tij , por nuk ia del vete.
Heroi i vogel me zemer te madhe na trishtoi te gjitheve.
Ngushellime familjes per humbjen e femijes se tyre te dashtun.
Nuk kishte as roje bregdetare as kulla vrojtimi.
Sikur te mendonim pak me shume per sigurine ne plazhe, ndoshta do shpetonim jeten e femijeve !