Deputeti ukrainas i pranishëm në Parlamentin shqiptar, deputetja bën gafën e madhe gjatë prezantimit të tij

Shqipëria

Deputeti ukrainas i pranishëm në Parlamentin shqiptar, deputetja bën gafën e madhe gjatë prezantimit të tij

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:32
Rustem Umerov

Në seancën e sotme parlamentare ishte i pranishëm deputeti ukrainas, Rustem Umerov. Ishte deputetja e PS-së, Klotilda Bushka e cila e ka prezantuar ligjvënësin ukrainas.

Por deputetja socialiste ka bërë një gafë duke ngatërruar emrin e Presidentit të Ukrainës me atë të Rusisë.

Teksa po prezantonte Rustem Umerovin, Bushka tha se ai është përfaqësues i Presidentit Vladimir Zelensky, duke ngatërruar emrin me atë të Putinit.

Bushka: Sot do doja të bëja me dije Kuvendit dhe atyre që po na ndjekin, kemi kënaqësinë të kemi në këtë sesion zotin Rustem Umerov, deputet i Parlamentit të Ukrainës, përfaqësues i posaçëm i Presidentit Vladimir Zelensky. Anëtar i grupit të bisedimeve të paqes të Ukrainës, nënkryetar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe koleg i yni. Në shenjë solidariteti, mirëseerdhe.

Nikolla: Mirëseerdhët dhe përcillni të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë për popullin e Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat