Gazetarja Aleksandra Bogdani ka folur lidhur me faktet që sollën zbulimin e dokumenteve fiktive në kompanitë e aferës së inceneratorëve ku njerëz të thjeshtë u merrej identiteti për ti etiketuar si milionere.
“Duhet hetime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, për aq sa kam parë, emri i zonjës dhe i të tjerëve është përdorur për një kompani letër, që nuk ka adresë, që nuk ekziston, s’ka as punëtor, as nuk ka seli, por thjesht prodhon fatura.
Këta njerëz të thjeshtë, një ditë rezultojnë se kanë qarkulluar miliona përmes fatura fiktive.
Përmes kësaj skeme ka disa motive pse mund të jenë bërë, krijohet përshtypja se janë bërë edhe nga njerëz që dinë se si funksionojnë tatimet dhe skemat e TVSH-së, janë përdorur për zhvatje nga tatimet”, u shpreh gazetarja.