Kapet me 20 kallëpe tritol një 51-vjeçar nga Kurbini.
Ndue Malqi u kap në afërsi të urës së Gjolës pas disa informacioneve të marra në rrugë operative.
Bazuar në këto informacione shërbimet e policisë organizuan operacionin e koduar "Explode".
Si rezultat i këtij operacioni nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë Ndue Malqi 51 vjeç, banues në Kurbin, i akuzuar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Gjatë kontrollit të çantës së tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.