Zjarr në një banesë në Maliq

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Maliq

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një banesë në fshatin Terovë të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët.

Burimeve të shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në një kuzhinë verore dhe më pas ka përfshirë edhe ambientet e tjera që shërbenin për mbajtjen e bazës ushqimore për blegtorinë edhe orendi e pajisje të shumta shtëpiake.

Ndërhyrja në kohën e duhur të zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve, pasi nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera.

Në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona në banesë, ndërkohë kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar zjarrfikëset.

Dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat