Anri Kashiku, 18-vjeçari që u mbyt një ditë më parë në det në plazhin e Durrësit, pasi hyri në det për të shpëtuar vëllain e tij të mitur 15-vjeçar dhe shokun e vëllait të tij, është shpallur ‘Dëshmor i Mëmëdheu'.
Statusi i është dorëzuar nga kryeministri Edi Rama babait të të riut, i cili ndodhej për një vizitë ngushëllimi pranë familjes së Anri Kashik.
Ai ishte atje së bashku me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.
"Në familjen e Anri Kashik, heroit që dha jetën për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe mikun e tij”, shkruan Rama.