Vendi jonë vazhdon të jetë i mbyrthyer nga temperaturat e larta.
Sipas MeteoAlb: Shqipëria gjatë paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve.
Por gjatë orëve vijuese pritet që vranësirat kalimtare të behën më të dukshme në zonat malore, ku në zonat Veriore do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu.
Ndërsa pjesa me e madhe e zonës së ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 37°C.
Temperaturat maksimale do të shënohen në Elbasan dhe Gjirokastër ndërsa minimalet do të shënohen në Ersekë.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 - 2 ballë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/16/auto_-640-0-62d277a3088d51657960951.jpg)