Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila para disa kohësh ka thënë se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. I pyetur për këtë, Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadores duke i treguar sesi të psikologjisë i vendit, që mesa duket Kim nuk e ka bërë sipas tij. Nuk ka ditur të lërë shqiptarët të marrë vendimet vetë.
“Ajo që mund të them unë, deklaratat të cilat synuan të kundërshtojnë mbështetjen ndaj Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët. Ambasadori i parë i SHBA-ve ka qenë një burrë shumë i shquar, ai shkruan: Shqiptarët janë miqtë tanë na duan shumë, por kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet ti marrin vetë. Dhe unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyer i psikologjisë shqiptare”, tha Berisha ndër të tjera. Ndërkohë, kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim pak kohë më parë u shpreh se partia nuk mund të hante barë për interesat personale të një njeriu.
Berisha: Amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin
Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për amnistinë fiskale deklaroi se amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri. Ai tha se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme.“Problemi që dua të paraqes para jush është amnistia fiskale, një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri. Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja, të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj gjithashtu qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri”, tha ai.
Berisha paralajmëron protesta
Ndërkohë, Berisha deklaroi se opozita do punojë për të përgatitur betejën më të fuqishme ndaj regjimit. Ai tha, se një skenar si i ai i Sri Lankës i pret.“Fronti Opozitar i Shpëtimit të Shqipërisë do të punojë fort edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij.
"Kur thashë do punojmë, do punojmë se kemi punë për të bërë. Duhet të zgjerohemi dhe më shumë duhet të punojmë shumë në komunitet. Për t’u ndalur me qytetarët, dhe për t’u shpjeguar se këtë katastrofë ekonomikë që po përjetojmë, këto vështirësi po u krijon vjedhja e qeverisë. Unë ua u thashë dje në Parlament një skenar si i Sri Lankës i pret. Sepse është i njëjti mekanizëm i krijuar. Groëth lab që funksionon nën drejtimin e Ricardo Hausman, paguhet sipas të dhënave nga taksapaguesit shqiptarë, tetë milionë në vit nëpërmjet George Sorrosit. Kjo do një verifikim po nuk e ka kundërshtuar kush këtë, dokumentet janë. Pra çfarë bën ai. Ai bën coverturen ndërkombëtare. Ai thotë “mrekullia e Edi Ramës më ujërat”. Po çfarë mrekullie ka Edi Rama më ujërat ai e di. Ka bërë shkrime. Sepse është një ish guvernator i bankës së Argjentinës mik i Geroge Sorros, bashkëpunëtor i tij. A ishte Erjon Velaj që e çoi eksperiencën e vjedhjes me inceneratorët në Sri Lanka apo e solli nga andej këtu, duhet hetuar. Po kush do e hetojë? SPAK-u është kapaku. A e morët vesh që i shkoi zonja Hajdari SPAK për të dëshmuar që skam asnjë dijeni në botë për milionat e vendosura në kuotën time”, nënvizioi Berisha.