Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec në Maliq. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas, drejtuesi dhe pasagjeri.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit po dërgohen në spital për mjekim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.